
Shoqata “Gjergj Kastrioti” – Zvicër është themeluar në vitin 2018, në nderim të 550-vjetorit të kalimit në amshim të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Me misionin për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e tij, organizojmë aktivitete kulturore dhe edukative që forcojnë identitetin shqiptar në diasporë dhe atdhe.
Krenarë për emrin që mbajmë, ne punojmë me përkushtim për të përjetësuar figurën dhe vlerat e Kryeheroit për brezat që vijnë.