Bëhu donator

donors

Shoqata “Gjergj Kastrioti Zvicër” është themeluar enkas për ruajtjen dhe promovimin e jetës, veprës dhe trashëgimisë së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Përmes aktiviteteve kulturore, edukative dhe përkujtimore, ne angazhohemi të mbajmë gjallë kujtimin dhe vlerat e këtij simboli të pamposhtur të historisë shqiptare.

Misioni ynë është të edukojmë brezat e rinj, të forcojmë identitetin kombëtar në mërgatë dhe të përcjellim me krenari mesazhin e qëndresës dhe bashkimit kombëtar që Skënderbeu na la trashëgim.

Na nevojitet mbështetja juaj që të mund të realizojmë:

  • Evenimente përkujtimore për Skënderbeun
  • Programe edukative
  • Botime dhe materiale kulturore shqiptare

Bëhuni pjesë e kësaj nisme të shenjtë – sepse Skënderbeu jeton përmes nesh!

Bëhu donator mujor

Mbështetja më e vlefshme për ne është ajo e rregullta – edhe një shumë e vogël çdo muaj na ndihmon t'i planifikojmë aktivitetet me siguri. Zgjidhni një nga shumat e sugjeruara, ose çfarëdo shume që ju përshtatet:

  • CHF 10në muajMik i Shoqatës Fatura QR për dhurim mujor prej 10 CHF
  • CHF 25në muajMbështetës Fatura QR për dhurim mujor prej 25 CHF
  • CHF 50në muajDashamirës Fatura QR për dhurim mujor prej 50 CHF

Skanoni kodin QR me aplikacionin e bankës suaj – shuma dhe të dhënat tona plotësohen automatikisht. Pastaj ruajeni pagesën si urdhërpagesë të përhershme.

Si të krijoni urdhërpagesën e përhershme (Dauerauftrag / ordre permanent):

  1. Hapni e-banking-un ose aplikacionin e bankës suaj.
  2. Zgjidhni «Pagesë e re» dhe pastaj «Urdhërpagesë e përhershme» (Dauerauftrag).
  3. Vendosni të dhënat tona bankare (më poshtë), shumën mujore dhe datën e ekzekutimit – kaq!

Urdhërpagesën mund ta ndryshoni ose ta ndërprisni në çdo kohë në bankën tuaj. Për çdo pyetje na shkruani në gjergj@kastrioti.ch.

Si mund të kontribuoni:

Email: gjergj@kastrioti.ch
Celular: +41 75 415 00 20

Dhuroni përmes xhirollogarisë tonë:

  • Marrësi: Verein GJERGJ KASTRIOTI
  • Banka: PostFinance
  • Kodi bankar: 9000
  • IBAN: CH95 0900 0000 1611 8382 1
  • BIC: POFICHBEXXX

Shkarko faturën QR (PDF)

Shkarko fletëpagesën në PDF, në formatin A4 dhe printoje

Faturë QR

Bëhu anëtar

Bashkohuni me ne – së bashku do ta mbajmë gjallë shpirtin e Skënderbeut!
Bëhuni anëtar tani dhe bëhuni pjesë e lëvizjes sonë!

Bëhu anëtar

Sponsorët