Ngjarjet

news

23.04.2024

Takim zyrtar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zürich

Më 23 Prill 2024, përfaqësues të Shoqatës “Gjergj Kastrioti – Zvicër” u pritën me nderime në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Zürich nga z. Vigan Berisha, Konsull i Përgjithshëm.

Në këtë takim përfaqësuan shoqatën: z. Agim Pepaj, Kryetar i Shoqatës dhe z. Sevi Bajraliu, Arkëtare. Takimi përfaqësonte një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit institucional me përfaqësitë diplomatike shqiptare në Zvicër, si dhe në afirmimin e misionit të shoqatës për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, figurë madhore e historisë sonë kombëtare.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e punës që Shoqata zhvillon në diasporë, në veçanti për edukimin kulturor e historik të brezit të ri dhe për forcimin e lidhjeve me trojet amtare. Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, respektuese dhe inkurajuese, duke reflektuar vlerat e përbashkëta dhe idealet që Shoqata “Gjergj Kastrioti – Zvicër” mbart me krenari.

Shoqata shpreh mirënjohje të thellë dhe falënderim të përzemërt për mikpritjen dhe mbështetjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Zürich, duke e konsideruar këtë vizitë si një shtysë të re në angazhimin e saj të pandalshëm për ruajtjen e vlerave kombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar.

Bëhu anëtar

Bashkohuni me ne – së bashku do ta mbajmë gjallë shpirtin e Skënderbeut!
Bëhuni anëtar tani dhe bëhuni pjesë e lëvizjes sonë!

Bëhu anëtar

Sponsorët