Më 27 nëntor 2023, Shoqata “Gjergj Kastrioti – Zvicër” mori pjesë me krenari në premierën e dokumentarit historik “Bijtë e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut: Arbëreshët e Piana degli Albanesi”, e cila u mbajt në ambientet e Kino Armata, në Prishtinë.
Ky dokumentar i jashtëzakonshëm, një vepër me vlera të mëdha kulturore dhe kombëtare, hedh dritë mbi jetën, identitetin dhe trashëgiminë shpirtërore të arbëreshëve të Sicilisë, të cilët, prej shekujsh, kanë ruajtur me besnikëri gjuhën, zakonet dhe kujtesën historike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Pjesëmarrja e Shoqatës në këtë premierë ishte shenjë nderimi dhe solidariteti me bijtë e Arbërit në mërgatë, të cilët edhe sot mbeten një shtyllë krenarie e qenies sonë kombëtare, duke dëshmuar vazhdimësinë e identitetit shqiptar përtej kufijve shtetërorë.
Shoqata “Gjergj Kastrioti – Zvicër” përgëzon autorët dhe realizuesit e dokumentarit, si dhe të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen e kësaj pasurie të çmuar kulturore, që forcon unitetin dhe vetëdijen kombëtare të shqiptarëve kudo që janë.